Edicioni i 71-të i konkursit të bukurisë Miss Universe i mbajtur së fundmi në New Orleans, SHBA, siç pritej u kthye në një fushëbetejë politike mes tensione mes Miss Ukrainës e Miss Rusisë.
Miss Rusia thotë se “refuzohej” nga konkurentet e tjera të Miss Universe, ndërsa ishte provokuar dhe bullizuar nga Miss Ukraina.
Megjithëse nuk arriti të kalonte në 16 finalistet e konkurrimit, Miss Rusia, Anna Linnikova shpjegonte për rrjetin ‘Evening Moscow’ se mungesa e suksesit të saj vinte nga politika dhe tensionet që vijojnë të jenë të larta në rajon.
Ajo shton se ngjarjet gjeopolitike e bënë viktimë të “komenteve negative” edhe prej të njohurve të vjetër nga Ukraina”.
Ajo shtonte se ishte “për të ardhur keq që” përfaqësuesja e Ukrainës Viktoria Apanasenko nuk donte të fliste me të.
Linnikova tha: “Shumë më shmangeshin sapo dëgjonin se nga isha, ndërsa vajzat nga Ukraina dhe Zvicra vraponin larg meje sikur të kisha ndonjë sëmundje”.
Ajo shtonte më tej: “Që prej fillimit u përballa me ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale nga përdorues të Ukrainës”.
Duke përmendur tensionet politike si arsye që ajo nuk fitoi, vajza tha: “Çdo gjë që ka lidhje me 16 vendet e fundit ka një kontekst ekskluzivisht politik, nuk mendoj se kishte të bënte me performancën time”.
Atmosfera e tensionuar u pa dhe në kamera kur Linnikova tentoi të bashkohej në radhë prapa Apanasenko, por kjo i kërkon një tjetër kandidateje – Miss Kolumbia – të qëndronte mes tyre.
“Të gjithë e panë sjelljen demonstative të Viktoria, por nuk kam ç’bëj, ajo ka mendimin e saj”.
Një përdorues tha në rrjetet sociale: “Miss Rusia po përpiqet të intimidojë Miss Ukrainës duke qëndruar pranë saj!?
“Miss Ukraina nga përçmimi i kërkoi Miss Kolumbisë të ndryshonin vendet”.