Një propozim i dytë pak pasi konfirmoi publikisht se është e martuar, si reagoi Rita Ora kësaj here?
Rita Ora ka shijuar një natë të egër në klubin e natës në Londër “Heaven” pasi më në fund konfirmoi martesën e saj me Taika Waititi ditë më parë.
Këngëtarja 32-vjeçare u fotografua duke bërë shaka në prapaskenë me yllin e “Gogglebox”, Joe Baggs, i cili dukej se u ul në një gju dhe i propozoi asaj.
Rita, e cila u shtir si e tronditur nga ky gjest, duke shtrënguar duart në gjoks, përpara se të tregonte gishtin e unazës së martesës për të shpjeguar se ishte tashmë e “zënë”. Dhe ne tashmë e kemi të ditur si gjë, pasi krijuesja e hitit “Let Me Love You” sapo ka konfirmuar se është një grua e martuar pasi lidhi martesën me regjisorin 47-vjeçar Taika në një ceremoni sekrete vitin e kaluar.
Gjatë një interviste me “Heart Breakfast” më 27 janar, Rita tha: “Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaja me këtë fakt. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit, por që në të vërtetë doli e kundërta.”