Luiz-Kiara janë çifti më i ri i showbiz-it në Shqipëri.
Dyshja ka “fanatizuar” mijëra shqiptarë në Shqipëri e diasporë, me Kiarën që propozoi Luizin për bashkëjetesë vetëm një ditë pas dasmës në Big Brother Vip.
Gjatë një bisede me Luizin, Kiara i ka thënë këngëtarit se nuk është gati për martesë zyrtare, por i ka propozuar të bashkëjetojnë kur të dalin nga loja. Sigurisht, Luizi ka pranuar.
Ata tani po diskutojnë se në shtëpinë e kujt do të bashkëjetojnë.
Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit.
Në pankartën që mbante droni, ishte fotoja e puthjes mes Luizit dhe Kiarës dhe me mbishkrimin: “Gjithë Shqipëria feston me ju o mret”.