Ndalesë e re, edhe pse jo shumë shqetësuese për Paul Pogba, mungesa e madhe për Juventusin këtë sezon. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjesh ndaj Lazios, Allegri flet për formacionin që kishte në mendje në fillim të turneut, çfarë e shtyu ta ndryshojë dhe sa kohë do të duhet për ta rikthyer francezin në krye.
“Zgjidhja me Chiesa, Di Maria dhe Vlahoviç në sulm, ishte ajo që kisha në mendje në fillim të sezonit. Më pas gjithçka shkoi keq. Pogba i dëmtuar, Di Maria i dëmtuar për një muaj e gjysmë, Chiesa nuk ishte kthyer ende. Shumë dëmtime, shumë mungesa dhe pak cilësi në fushën e lojës.
Pogba u stërvit mirë gjatë javës, pastaj pati përsëri dhimbje. Ai duhet të pushojë dhe duhet kohë, siç ndodhi me Chiesan. Ndoshta Pogba pas 2-3 muajsh do të jetë në kushte optimale”, u shpreh Allegri.