Hovenier: Kosova të ecë drejt formimit të Asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.

Ai deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive dhe Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës.

Kështu deklaroi ai pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ku tha se biseduan edhe për çështjet aktuale.

Sipas tij, gjatë ditës do të vizitojnë qytetin e Gjakovës dhe do ketë aktivitete të tjera me studentë dhe me afaristë.