Antonio Conte do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme.
Trajneri italian i Tottenham është diagnostikuar me kolecistit dhe do të heqë fshikëzën e tëmthit.
Njoftimi i klubit:
“Antonio Conte është ankuar së fundmi për dhimbje të forta barku.
Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni sot për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Klubi i uron atij çdo të mirë.”