Chelsea “mbret” i merkatos së janarit, 368 milionë euro të shpenzuara

Chelsea bëri një revolucion total në skuadër, duke sjellë në Londër tetë lojtarë të rinj.

368.5 milionë euro të shpenzuara nga Chelsea në këtë merkato të janarit, për vetëm 8 lojtarë. Koka e klubit nuk u kursye aspak, shpenzoi shifra të padëgjuara më parë në Angli, dhe e gjitha kjo për të shpëtuar sezonin e keq të tyre.

Qershinë mbi tortë e vendosi në minutat e fundit të merkatos, ku shpenzoi 121 milionë euro për kartonin e argjentinasit, Enzo Fernandez. Klubi anglez ende nuk e ka bërë zyrtare, por Benfika po.

Mesfushoir kampion bote me Argjentinën firmosi një kontratë deri në vitin 2031 dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Ky padyshim është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League, duke ia kaluar edhe Grealish që Manchester City e bleu për 115 milionë euro.