Gjeti një letër kërcënuese te dera e shtëpisë në Mitrovicë, policia nis hetimet

Një person është ankuar në polici se ka gjetur një letër kërcënuese te dera e shtëpisë së vet në Mitrovicë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tek dera e shtëpisë ka gjet një letër me përmbajtje kërcënuese. Njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.