Ndërron jetë “Wednesday Addams”

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare aktorja me famë botërore, Lisa Loring, e njohur më së shumti për rolin e Wednesday Addams në përshtatjen e parë në ekran të “The Addams Family”.

Aktorja 64-vjeçare ka ndërruar jetë pas një goditjeje në tru.

“Loring, 64 vjeç, ishte një “nënë, gjyshe dhe shoqe e dashur”, e cila vdiq e rrethuar nga familja e saj”, tha vajza e saj
Një mik i aktores, shkroi në Facebook se Loring kishte “pësuar një goditje truri të shkaktuar nga pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut” dhe kishte qenë në aparatura që e mbanin në jetë për tre ditë përpara se familja e saj të vendoste t’ia hiqnin.

Loring luajti Wednesday Addams nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të karikaturave të Charles Addams në NeW Yorke, ndërsa ishte vetëm pesë vjeç.

Performanca e saj si vajza Addams, me veshjen e saj gotike dhe bishtat klasike, ka bërë jehonë, duke frymëzuar në personazhet që erdhën më vonë.

Përshtatje e kohëve të fundit e Netflix me aktoren Jenna Ortega nxiti një rikthim viral të videove të Loring.

Lëvizjet e Loring ishin pjesë e kërcimit ikonik të Ortegës në serialin viral të Netflix. Loring lindi në Ishujt Marshall në vitin 1958, më vonë u zhvendos në Haëaii dhe më pas në Los Anxhelos me nënën e saj.

Ajo filloi modelingun kur ishte tre vjeç dhe mori rolin e saj të parë në televizion menjëherë më pas, në dramën Dr. Kildare.

Loring ka lënë pas dy vajzat e saj, Marianne dhe Vanessa, si dhe nipërit e saj, Emiliana dhe Charles.