Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.
Së fundmi, Melinda ishte e ftuar në emisionin “Me Meriton Mjekiqin” ku ka folur më shumë sa i përket jetës së saj profesionale dhe asaj personale.
Melinda ka folur për raportet me koleget e saj, ku ka befasuar me fjalët për këngëtaren e njohur, Orhidea Latifi i njohur për publikun si Kida.
Reperja ka zbuluar edhe arsyen se përse nuk flet me Kidën.
“Me Kiden e kena follow njëra – tjetrën. Kur e kam taku nuk më ka fol, më ka fol shumë ftohtë. Si artiste më ka pëlqy qysh ka qenë ama tash po del prej vetës edhe spo i ka hije. Po më doket si mos me kanë vetja”, tha Melinda.
Tutje ajo tha se këtë deklaratë Kida nuk duhet ta marrë personale.