Jorginho është alternativa e Arsenalit për të përforcuar mesfushën në këtë afat kalimtar dimëror, në rast se dështojnë të transferojnë Moises Caicedon.
Brightoni ka refuzuar dy oferta të “Topçinjve” për mesfushori ekuadorian, njëra ishte në vlerë prej 60 milionë funtesh, kurse tjetra prej 70 milionë funtesh.
Arsenali është ende nuk ka vendosur për të bërë edhe ofertën e tretë për Caicedon, teksa Brightoni po heziton ta shesë mesfushorin në këtë afat kalimtar.
Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi nga “Emirates” ka tashmë një opsion tjetër për t’u përforcuar në mesfushë.
Arsenali thuhet se i është afruar Chelseat për Jorginhon.
“Blutë” janë të gatshëm për ta shitur 31-vjeçarin këtë muaj, por nuk dihet ende çmimi që ata kërkojnë.
Reprezentuesi i Italisë me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Kësisoj, nëse Jorginho nuk largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të janarit, ai do të mund të largohet si futbollist i lirë në afatin kalimtar të verës.