Ndahet nga jeta aktori me famë botërore

Aktori francez Adama Niane, i cili luajti Léonard në serialin e Netflix, “Lupin”, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga regjisori i filmit Get In, Olivier Abbou.

“Me pikëllim të madh mësova për ndarjen nga jeta të Adam Niane, me të cilin pata kënaqësinë të punoja në Sezonin 2 të Maroni dhe Fury. Ne nuk e lamë njëri-tjetrin për 4 vjet, ndamë aventura intensive njerëzore dhe artistike në skajet e botës, Guajana, Saint Pierre dhe Miquelon, madje edhe Lille. Ai ishte plot dritë, i talentuar, i fortë. Ai ishte heroi im, një mik dhe një partner. U prefsh në paqe”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Sakaq, Omar Sy, i cili luajti me Niane në serial, e quajti atë “një njeri me mirësi të rrallë”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e Adama Niane, një aktor i jashtëzakonshëm me të cilin pata mundësinë dhe kënaqësinë të luaja. Njeri me dashamirësi të rrallë… u preftë në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.