Arian Galdini nis mbledhjen e 3500 firmave për kandidimin për Kryetar Bashkie i Tiranës

Pas hapjes zyrtare në dt 28 janar, të fushatës për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse për kandidimin e tij për Kryetar Bashkie i Tiranës, Kryetari i LRE, ka nisur menjëherë takimet me qytetarët e kryeqytetit.

Arian Galdini dhe ekipi drejtues i LRE kanë filluar punën ditën e sotme për sigurimin e firmave të nevojshme sipas Kodit Zgjedhor që mundësojnë regjistrimin e tij si kandidat zyrtar.

Dhjetra qytetarë i janë bashkuar Galdinit dhe LRE me mbështetjen e tyre.

Proçesi i mbledhjes së firmave mbështetëse do të bëhet në çdo njësi administrative nga ekipet e LRE që janë shpërndarë ne terren si edhe çdo ditë në Selinë e LRE në Tiranë.

Arian Galdini ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, përballë 2 kandidatëve të PS dhe PD, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi.

Nëse Galdini do tia dalë ti mbledhë firmat e nevojshme mbështetëse nga qytetarët e kryeqytetit, ai do të jetë kandidati i tretë në garën për Kryebashkiak, në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Galdini ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës që ti bashkohen aksionit të tij politik për të pasur në përballjen e 14 majit edhe kandidatin e qytetarëve përballe kandidatëve të Kryetarëve.