Atletikë: Drita Islami me rekord të ri shtetërorë në 400 metra

Atlejtja shqiptare Drita Islami e klubit të atletikës Rabotniçki, vitin 2023 e ka filluar ashtu siç dëshironte, në garat e zhvilluara në palestër Kampionati i hapur i Bullgarisë, ajo e ka thyer rekrdin që e mbante vet në disiplinën 400 metra me rezultat 55 sekonda e 95 të qindtat, me çka paralajmëron se ajo gjatë këtij viti do të atakon për plotësimin e normës olimpike.
Pas arritjes të rekordit të ri në 400 metra Drita Islami në faqen e fejsbukut ka shkruar

“Nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh sezonin me një Rekord Shtetëror në 400m salla të mbyllura prej 55.95 sekonda, rekordi i vjetër ishte poashtu i imi 56.35 sekonda.
Ky rezultat do të thotë shumë për mua pas një sezoni jo të mirë me shumë lëndime, më ktheu vetbesimin dhe më motivon të vazhdoj të thyej edhe shumë rekorde në të ardhmen. Falenderim i madh për trajneren time Aleksandra Vojneska që ka shumë besim tek unë te FAMV dha KA “Rabotniçki” për mbështetjen”.
Drita Islami sot do të garon në disiplinën 800 metra ku gjithashtu shpreson në rezultat të mirë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/