Bayerni e regjistron barazimin e tretë radhazi në Bundesligë

Bayern Munich e ka regjistruar edhe barazimin e tretë radhazi në Bundesligë.

Bavarezët nuk arritën më shumë se 1:1 në duelin ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit gjerman.

Leroy Sane kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes pas asistimit të Thomas Muller.

Rezultati u barazua në minutën e 69-të kur Kolo Muani shënoi pas asistimit të Kamadas.

Me këtë barazim tani Bayern Munich shkon në kuotën e 37 pikëve, vetëm një më shumë se Union Berlini që gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti mbetet i pesti në renditjen tabelare me 32 pikë të grumbulluara.