Skitari kosovar, Klos Vokshi garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në “EYOF 2023”

Skitari i Kosovës, Klos Vokshi, garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF).

Kjo garë po mbahet në rajonin Friuli, Venezia, Giulia të Italisë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Klosi ishte i pa fat në lëshimin e dytë, pasi doli nga shtegu, ndërsa në lëshimin e parë zuri vendin e 60-të prej 100 garuesve.
Me garën e sotme, mbyllet edhe garimi i sportistëve kosovarë në “EYOF 2023”.