Marcos Alonso rinovon kontratën me Barcelonën

Marcos Alonso ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Klubi katalunas ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes së re me lojtarin.
Lexo Edhe:
Alonso me Barçën nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Barcelona gjithashtu njoftoi se për spanjollin ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.

32-vjeçari kaloi si lojtari i lirë në “Camp Nou” vitin e kaluar nga Chelsea.

Deri më tani, Marcos Alonso ka regjistruar 19 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, teksa ka shënuar dy gola.