“Los Blancos” mposhtën me përmbysje 3:1 Atletico Madridin, në një ndeshje ku u nevojitën 120 minuta lojë për ta përcaktuar fituesin.
Alvaro Morata kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e 19-të, pasi finalizoi një aksion të jashtëzakonshëm.
Më pas, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.
Një magji e Rodrygos në minutën e 79-të bëri që shifrat të barazoheshin.
Braziliani dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e Atleticos, për ta mundur në fund edhe portierin Jan Oblak.
Në vazhdime, në minutën e 104-të Real Madridi realizoi nëpërmjet Karim Benzemas.
Krejt në përfundim të ndeshjes, Vinicius realizoi për 3:1.