U përfshi në aksident, policja Anisa Kostani: S’e kam obligim të pyes paraprakisht miqtë e mi a kanë patentë me vete

Nën komisarja e Elbasanit Anisa Kostani u përfshi një aksident një ditë më parë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup dhe u transportua për në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.
Në një reagim të bërë ditën e sotme 27-vjeçarja falenderuar ata që janë interesuar për të, teksa është shprehur se sipas saj nuk e ka për detyrë të pyes miqtë e saj nëse kanë patentë me vete apo jo.

“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjender prane; ishit te shumte 🥰 Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete.
Shendet!”, shkruan ajo

Kostani ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra. Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe u përplas me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti është përplasur dhe me trafikndarësen.

Durra u ndalua nga policia, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti ku ishte efektivja Kostani.

U përfshi në aksident, policja Anisa Kostani: S’e kam obligim të pyes paraprakisht miqtë e mi a kanë patentë me vete