Novak Djokoviç do të luaj në gjysmëfinale të “Australian Open”, pasi në ndeshjen e fundit çerekfinale mposhti rusin Andrej Rublev me rezultatin e pastërt 3:0 në sete, njofton “infOSport.mk”.
Në një sfidë që zgjati 2 orë e 5 minuta, tenisti serb nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren, duke i dominuar të trija setet që përfunduan me shifrat 6:1, 6:2 dhe 6:4. Djokoviç në gjysmëfinale do të përballet me amerikanin, Tommy Paul, i cili në çerekfinale kishte eliminuar bashkëkombasin e tij, Ben Shelton, në sete 3:1, me shifrat 7:6, 6:3, 5:7 dhe 6:4.
Për Paul do të jetë kjo hera e parë që do të përballet me Novak Djokoviç, që shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në Australian Open, aty ku në garë gjithashtu janë edhe greku Tsitsipas dhe rusi, Khachanov.
Ky i fundit në çerekfinale eliminoi amerikanin Korda, i cili e dorëzoi meçin në setin e tretë kur po humbiste me rezultatin 3:0 dhe në sete (2:0), 7:6, 6:3, derisa greku Tsitsipas me rezultatin e patërt 3:0 kishte eliminuar çekun, Lehecka, duke e mundur me shifrat 6:3, 7:6, 6:4.