22 ish-futbollistë dhe një trajner i Juventusit mund të dënohen nga hetimet ndaj klubit, Ronaldo në mesin e tyre
Dënimi i Juventusit pas shkeljeve të fitimeve kapitale mund të shtrihet tek lojtarët që kanë luajtur për të gjatë asaj kohe, duke çuar potencialisht në pezullim të 22 lojtarëve dhe një trajneri.
Javën e kaluar, futbolli italian u trondit nga fakti se gjigantit të Serie A, Juventusit, iu zbritën 15 pikë pas një hetimi për financat e tyre, transmeton Gazeta Express.
Klubit ende mund t’i kthehen pikët nëse ata janë të suksesshëm me një apel, pasi hetimi ishte rihapur pas gjetjes së provave të mëtejshme.
Tottenham Hotspur ende mund të ndiejë “dhimbjen” për të parë drejtorin e klubit, Fabio Paratic, të pezulluar për dy vjet e gjysmë dhe duhet të presë për të parë nëse rasti i Juventusit shkon përtej Italisë. Dhe, klubi londinez mund të “goditet” përsëri.
22 lojtarë që ishin pjesë e “Zonjës së Vjetër”, të gjithë potencialisht mund të përballen me dënime, si dhe një trajner.
Sipas gazetarit italian, Paolo Ziliani, nëse zbulohet se lojtarët kanë pranuar paga më të ulëta, atëherë ata mund të dënohen me 30+ ditë pezullim, edhe nëse nuk janë më në klubin nga Torino.
Kjo mund të përfshijë Dejan Kulusevskin dhe Rodrigo Bentancur (futbollistët e Tottenhamit), ndërsa Al Nassr mund të mbetet edhe pa Cristiano Ronaldon për një kohë.
Zialini tha se në kuadër të hetimeve “të gjithë anëtarët e përfshirë janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar rrethanat”.
“Dy lojtarë, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të bisedës në ‘Whatsapp’ në të cilën Giorgio Chiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos ua përmendnin gazetarëve”, shtoi ai.
Ronaldo mund të jetë në mesin e atyre lojtarëve, pasi ka luajtur për klubin italian nga viti 2018 deri në vitin 2020, dhe sipas raporteve të mëparshme ai madje mund të padisë klubin.
Ato raporte pohuan se Juventusi ia ka borxh 37-vjeçarit rreth 20 milionë funte, bazuar në një dokument që ata e kishin nënshkruar, por nuk ia dërguan atij.
Në listën e personave që mund të dënohen është edhe trajneri, Maurizio Sarri.
Juventusi mund të mos jetë klubi i fundit italian që do të goditet nga një hetim, me prokurorët që kanë kërkuar që të hap një hetim edhe për liderët e Serie A, Napoli.
Kjo ka të bëjë pjesërisht me transferimin e nënshkrimit të Victor Osimhen dhe fryrjen e mundshme të rreme të tarifës së transferimit të sulmuesit nigerian, kur ai u bashkua nga Lille.