Gabriel Jesus duket se zbuloi se kur do të rikthehet në fushën e lojës gjatë një bisede me legjendën e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.
Braziliani është jashtë fushës që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi mori një dëmtim në gju në humbjen e Brazilit ndaj Kamerunit në fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Jesus iu bashkua Arsenalit nga Manchester City në verën e vitit 2022, teksa shënoi pesë gola dhe regjistroi gjashtë asistime deri pa nisjes së turneut në Katar.
Skuadra e Mikel Artetas po vazhdon rrugën drejt titullit në Premierligë, pavarësisht mungesës së sulmuesit kryesor të tyre, por trajneri spanjoll sigurisht se do të preferonte të kishte një skuadër të plotë për të vazhduar garën për titull.
Kjo është edhe një prej arsyet që tifozët e Arsenalit mund të ndjehen të lumtur pasi të shohin bashkëbisedimin që Jesus kishte me Khabibin të dielën, ku të dytë ishin të pranishëm në “Emirates Stadium”, aty ku “Topçinjtë” triumfuan 3:2 ndaj Manchester Unitedit.
Gjatë bisedës mes tyre, 25-vjeçari u dëgjua duke thënë: “Ndoshta edhe katër ose pesë javë të tjera do të kthehem”.
Pasi ishte mësuar shkalla e tij e lëndimit, Gabriel Jesus ishte parashikuar se do të rikthehej për të ndihmuar Arsenalin në muajin prill.
Gabriel Jesus, in conversation with UFC fighter Khabib Nurmagomedov at the match yesterday, saying he’s hoping to be back playing in the next “four or five weeks”. 👀 [@AhmedJaward3] #afc pic.twitter.com/lz0T1uQsdi
— afcstuff (@afcstuff) January 23, 2023