Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga, për të mbajtur edhe hapin me rivalët e përhershëm, Barcelonën, që prin në tabelë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi fitore të pastër në udhëtim te Athletic Bilbao.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Mames” përfundoi me rezultatin 0:2. “Los Blancos” shënuan nga një gol në secilën pjesë.
Karim Benzema shënoi në minutën e 24-të, kurse Toni Kroos në të 90-tën.
Real Madridi pas kësaj fitore ka 41 pikë në pozitën e dytë, me vetëm tri pikë më pak se Barcelona.
Athletic Bilbao ndodhet në pozitën e tetë me 26 pikë.