Alban Elezi nga Shkupi, kampion bote në skijim

Shkupjani Alban Elezi, që po garon për ekipin e Francës, sot e ka fituar medaljen e artë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior në St. Anton am Arlberg.
Pas argjendit në zbritje, ai përsëri fitoi medaljen e çmuar në luftimet për titull. Albani dhuroi emocione dhe po bën krenarë tërë botën. Ndryshe, Alban Elezi është djali i legjendës së Shkupit në mundje, Adnan Elezi.