Roma shënon fitore të pastër kundër Spezias

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sonte në udhëtim kundër Spezias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.

Stephan El Shaarawy (45’) dhe Tammy Abraham (49’) shënuan në fitoren e skuadrës romake.
Roma pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet e katërta në tabelë, me tri pikë më shumë se rivali i tyre lokal, Lazio, që ka një ndeshje më pak.

Sepzia ndodhet në pozitën e 15-të me 18 pikë.