Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për dhunim

Policia ka arrestuar sot një 19-vjeçar në pikën kufitare në Glloboçicë pasi ishte i kërkuar me udhëresë të gjykatës.

19-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj, njofton Klankosova.tv.

Siç bën të ditur policia nëpërmjet një kumtese pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.