Reshjet e shiut kanë prekur edhe disa zona të Podujevës, ku është vështirësuar lëvizja e qytetarëve.
Ekipe të Policisë së Kosovës kanë dalë në terren dhe janë duke ndihmuar qytetarët e kësaj komune.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi se si Policia e Kosovës u ka ndihmuar qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në disa pjesë të Podujevës.
Sipas një komunikate të PK’së, si pasojë e të reshurave ka pasur nivel të shtuar të ujit edhe në rajone tjera, si në dy rrugë të Gjakovës, në Ujëmir të Klinës, në rajonin e Podujevës, në Istog dhe në rajonin e Mitrovicës Jugu, Skenderaj, etj.