“Me mungojnë të gjitha ato gjëra që bëmë” – Messi reagon në rrjetet sociale një muaj pasi fitoi Botërorin

Lionel Messi ka kujtuar momentet argëtuese që pati me Argjentinën në Botëror me një postim në Instagram, një muaj pas triumfit të tyre në Katar

35 vjeçari ka thënë që paraqitja e tyre në fushë në Katar ishte njëra prej përvojave që e ka kënaqur atë më së shumti – kurse tregoi se ai ju bashkua me qëllim festimeve paksa të pista të bashkëfutbollistëve të tij në këtë garë, të gjitha për t’u argëtuar më shumë.

“Natyrisht, të qenit kampion e bën gjithçka të bukur, por çfarë muaji i bukur ishte, sa shumë kujtime të bukura kam dhe me mungojnë”, shkroi Messi nëInstagram. Me mungojnë shokët e skuadrës, çdo ditë me ta, shokët, bisedat, sesionet e stërvitjeve, gjithçka e pistë që bëmë”.
“Çfarë çmendurie të bukur ne jetuam gjatë tërë asaj kohe dhe në fund përfunduam duke e ngritur kupën që aq shumë e dëshironim”.

Qëllimi i Messit tani është që të kurorëzohet me Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain, ku ai do të jetë në ekip me kundërshtarin e tij në Botëror, Kylian Mbappe ku do të përpiqet që kjo të ndodh.

PSG ka udhëtuar në Arabi Saudite ku do ta luajë një miqësore kundër një skuadre me yje të ekipeve të Pro Ligë në Arabi, kapiten i së cilës do të jetë Cristiano Ronaldo.