Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë duke fituar nga Cremonese me rezultat 2-1. Juan Jesus (33’) dhe Simone (36’) shënuan për Napoli kurse për Cremonese shënoi Pickel (18’) dhe Felix Afena-Gyan (87’) Në çerekfinale Napoli do të përballet me Romën e Jose Mourinhos
Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë duke u mposhtur nga Cremonesen.
Në këtë ndeshje Amir Rrahmani nuk u angazhua fare derisa Cremonese do të luan kundër Romës në në çerekfinale.
Të parët që shënuan golin ishin Cremonese.
Okereke gjeti në mënyrë perfekte me një pasim Charles Picket i cili shënoi gol në minutën e 18-të të ndeshjes.
Cremonense ishte afër që të shënoi edhe golin e dytë në minutën e 30-të me anë të Giacomo Quagliata, por që ai humbi një mundësi të artë për shënim.
Minuta e 33-të shënoi barazimin e rezultatit.
Juan Jesus u gjend më së miri pas një ndërprerje për të shënuar një gol të bukur me këmbë.
Tre minuta më Alessio Zerbin krosoi për Simeone që shënoi golin e epërsisë për Napolin.
Në pjesën e dytë Napoli zgjodhi ta qarkullonte topin dhe mos të rrezikonte shumë portën kundërshtare.
Gjërat ishin duke shkuar mirë deri në minutën e 87-të kur Luca Zanimacchia bëri një krosim të bukur kurse Felix Afena-Gyan bëri një goditje të bukur me kokë për të shënuar një gol të bukur që dërgoi në vazhdime këtë ndeshje.
Për Cremonense u vështirësuan punët kur në minutën e 100-të me Leonardo Sernicola që mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
Napoli në shtesën e parë pati dy shanse për të shënuar në minutën e 103-të dhe 104-të me anë të Osimhen dhe Simeone.
Deri në fund të ndeshjes Napoli pati edhe dy mundësi për shënim, me Andre Zambo Anguissa në minutën e 116-të dhe me Osimhen në minutën e 120-të.
Kështu për të përcaktuar fituesin u desh të ekzekutohen penalltitë ku më të saktë nga pika e bardh u treguan futbollistët e Cremoneses duke i fituar ato me rezultat 5-4.