Rashica kalon tutje në çerekfinale të Kupës së Turqisë

Galatasaray ka shënuar fitore sonte si mysafirë i Alanyasorit për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Turqisë

Sulmuesi kosovar luajti deri në minutën e 73-të të kësaj ndeshjes dhe nuk arriti që të lërë gjurmë në të.

Galatasaray shënuan dy golat në pjesën e parë.

Nelson shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes derisa Martens dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të.
Vendasit arritën të shënojnë në minutën e 67-të me anë të Cavaleiro.

Galatasaray vazhdon të jetë lider i Super Lig me 42 pikë ndërkaq Alanyaspori është në vendin e nëntë me 24 pikë.