Pas pretendimeve për një incident të mundshëm të ndodhur në një restorant në Los Angeles gjatë fundjavës, bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka thyer heshtjen ndërsa darkonte me gruan e tij.
U raportua se këngëtarja kishte shkaktuar një skenë pasi ishte fotografuar nga darkuesit, duke bërë që Sam të largohej nga restoranti.
Modeli 28-vjeçar ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një mbishkrim ku me sa duket iu referohet raporteve. Ai ndan një postim në InstaStories e tij, ku shkruhej: “Mos i besoni asaj që lexoni në internet njerëz.”
Ndërkohë, edhe Britney ka zgjedhur të reagojë në llogarinë e saj personale. Këngëtarja e hitit “Toxic” ndau një video montazh të saj duke kërcyer “I Touch Myself” nga Divinyls. Ajo është shfaqur duke realizuar disa lëvizje kërcimi, si gjithmonë lëvizje pak të çuditshme për ndjekësit e saj.
Britney nuk i ka vënë postimit një titull dhe gjithashtu ka çaktivizuar komentet, duke i penguar fansat të lënë ndonjë mesazh. Mesa duket kjo ka qenë një përgjigje e nënkuptuar për situatën e ndodhur, pasi edhe në video ajo shfaqet duke i treguar gishtin e mesit kamerës.
Çifti u martua në qershor të vitit të kaluar në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks, Kaliforni. Ishte një ceremoni e mbushur me yje e me personazhe të famshëm si Drew Barrymore dhe Paris Hilton që u shfaqën për të parë çiftin. Britney veshi një fustan të guximshëm nusërie nga Donatella Versace për ditën e saj të madhe. Ata shpallën fejesën e tyre në shtator 2021 me një postim në Instagram.