Momentet e fundit para rrëzimit të avionit në Nepal, banorët ulërasin të tmerruar /VIDEO/

Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona dhe dhjetëra të plagosur.

“Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.

Sipas BCC, në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur.

Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara.