Grubi: Kemi bërë shumë, jemi më mirë se asnjëherë, ҫdo shqiptar e pranon këtë!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kabinetin Qeveritarë kanë takuar sot banorët e Ҫegranit ku së bashku kanë diskutuar për të mirat dhe projektet që Qeveria ka marrë ndër vite për këtë zonë.

Grubi para banorëve tha se këtë takim e kanë organizuar për të dëgjuar nga vet qytetarët vlerësimet, vëretjet e qytetarëve të Gostivarit për Qeverisjen dy vjeҫare të BDI-së.

“Më i dashuri ndër ne, Z.Ali Ahmeti. Kënaqësi të jemi këtu. E lam në 2021 në Ҫegran, po e fillojmë këtu, sepse morrëm. Do të flas për punët që I kemi bë, që duhet ti bëjmë po ndoshta edhe skemi arritë ti bëjmë. ASnjë punë e shqiptarëve nuk ka filluar me këtë Qeveri, ne vetëm I vazhdojmë punët që I kanë filluar ata para nesh. Kjo Qeveri është vazhdimsi e Qeverisjes së kaluar. Shumica apsolute e zyrtarëve janë të njëjtë. Punët, nga 2002 disa janë vonuar, e disa realizuar. Ne së bashku me shokët i vumë synim vetvetes që ti përmirësojmë vonimet. Cdo kritikë që kemi pasur të menjanojmë. Ua njofëm fakultetet të gjithë administratorëve, i shpërndamë ata dhe i vendosëm ata në shtëpinë më të bukur në Shkup. Nuk janë pak punët që i kemi bërë, a ka ndonjë shqiptarë që thotë se nuk jemi më mirë se kemi qenë. 41.5 përqind e shqiptarëve janë punësuar. Hisen e marrim në realitet e jo vetëm me fjalë. Abetaren me të dalur në Tiranë e kemi marrë edhe ne, shkolla në Bllacë dhe Vizbeg. Jemi bërë anëtarë të NATO-s, hapëm negociatat me BE-në. Po e kryesojmë OSBE-në organizatën më të madhe ndërkombëtare Jemi shembull në rajon për menaxhimin e krizës”, tha mes tjerash Grubi.

Grubi: Kemi bërë shumë, jemi më mirë se asnjëherë, ҫdo shqiptar e pranon këtë!