Futbollisti i Newcastle dënohet nga policia pasi që vozit i dehur

Ylli i Newcastle United, Joelinton është dënuar për vozitje nën gjendje të dehur pasi që është ndaluar nga policia në orët e hershme të mëngjesit të sotëm

Policia ka thënë se 26 vjeçari është ndaluar në rrugën Ponteland në zonën e Newcastle në orën 01:20 të mëngjesit të së enjtes.

Braziliani do të paraqitet para gjykatës më 26 janar.
Mesfushori, i cili u ble nga Newcastle United për 40 milionë euro më 2019, shënoi në fitoren e klubit të tij 2-0 ndaj Leicester City të martën për të kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Nuk është hera e parë që ai dënohet.

Joelinton ishte dënuar më parë 200 funte pasi që kishte thyer rregullat e pandemisë Covid – 19 për të prerë flokët.