Cavani: Gjyqtarët e Botërorit e kanë vendin në burg

Sulmuesi Edinson Cavani ka thënë që nëse ai është dënuar pse goditi monitorin e VAR, atëherë gjyqtari i Botërorit Daniel Sibert e ka vendin në burg

Gjatë Botërorit në Katar 20222, Uruguai dështoi për ta kaluar Grupin H. Edhe pse ata e mposhtën Ganën në ndeshjen e fundit, katër pikët e tyre nuk mjaftuan pasi që Koreja e Jugut kishte golëdallim më të mirë. Pas ndeshje, Cavani më sa duket kishte një problem me gjyqtarin dhe i zëmëruar grushtoi monitorin e VAR, duke e rrezuar atë në tokë gjatë tunelit. Rrjedhimisht, FIFA ka hapur procedurë kundër federatës së Uruguait dhe katër futbollistëve.

Duke folur për El Larguero (via El Pais), Cavani tha: Nëse ata me dënojnë mua pse godita VAR, gjyqtari duhet të shkojë në burg për gabimet e tij. Kishte aq shumë gabime me VAR dhe me kamerat, që asnjë gjyqtar pas tyre nuk do ti bënte.
“Është e vërtetë që ne duhet të sillemi mirë, por ne jemi qenie njerëzorë dhe shumë herë në fushë ju jetoni pasionin dhe punën e madhe dhe keni përvoja të tilla, të cilat nuk ndodhin për herë të parë dhe ju duhet të përballeni me to. Pastaj aty mund të këtë reagime që duhet të falën, por jo të justifikohen”.

Uruguai kishte disa herë kërkesa për penallti por që nuk i dhanë, përfshirë edhe një të tillë për Darwin Nunez që u shikua nga VAR. Por, në fund kur përfundoi ndeshja, futbollistët e rrethuan gjyqtarin. Bashkë me Cavanin aty ishte Jose Maria Gimenez, Fernando Muslera dhe Diego Godin që po ashtu pritet të përballën me dënime.

Derisa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të dënohet, ai tani është i fokusuars në ndeshjen në La Liga që sot e zhvillon kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Super Kupës së Spanjës.