Vrasja në Shtëpinë e Shurdhmemecëve në Mitrovicë, prokuroria: Ende nuk ka persona të dyshuar

Një 65 vjeçar është vrarë të marten në Mitrovicë.

Trupi i pajetë i tij është gjetur brenda shtëpisë së Shurdhmemecëve.

Dyshohet se N.G, ka vdekur si pasojë e goditjes me teslicë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Organi i akuzës njofton se ende nuk ka persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë përcjell Klankosova.tv

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klan Kosova.