Galatasaray e fiton derbin ndaj Fenerbahces dhe rrit diferencën e pikëve në krye të tabelës

Galatasaray ka regjistruar fitoren në derbin kundër Fenerbahces në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Sukru Saracoglu” përfundoi me rezultatin 0:3.

Sergio Oliveira (32’), Kerem Akturkoglu (78’) dhe Mauro Icardi (90+11’) shënuan në fitoren e mysafirëve.
Vlen të theksohet se Milot Rashica ishte titullar edhe në këtë ndeshje, teksa luajti për 70 minuta.

Irfan Kahveci i vendasve u përjashtua nga ndeshja në minutën e 86-të, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Galatasaray pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me katër pikë më shumë se Fenerbahce.