Nëndetësja e Verdhë e “fundos” Real Madridin

Real Madridi është mposhtur në udhëtim nga Villarreali, duke bërë një hap prapa në luftë për titull.

“Nëndetësja e Verdhë” e mposhti Real Madridin me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll pa gola të realizuar.
Me të nisur fraksioni i dytë i ndeshjes, Yeremy Pino kaloi vendasit në epërsi në minutën e 47-të.

Në të 60-tën, Karim Benzema e shndërroi në gola penalltinë.

Tre minuta më vonë, një penallti tjetër akordohet, por tani në portën tjetër.

Gerard Moreno e shndërron në gol atë, duke e rikthyer epërsinë e Villarrealit.

Me këtë fitore, Villarreali tani shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, aq sa ka edhe Atletico Madrid që mban pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Real Madridi mbetet i dyti me 38 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, por që katalonasit tani kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.