Në Kosovë kanë vazhduar reagimet pas plagosjes së dy të rinjve serbë në komunën e Shtërpcës nga një pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka bërë thirrje për dalje në protestë të dielën në ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës. Jevtiq tha se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetë, por se sulmi ndaj tyre “është sulm ndaj secilit prej nesh”. Më 6 janar Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të kësaj komune. Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga një i dyshuar që po qarkullonte me automjet nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. Lidhur me rastin PK ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare. Ndaj incidentit në Komunën e Shtërpcës kanë reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkëlqim Devolli niset drejt SHBA-së, pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit Trump
- Musa Xhaferi takohet me Izet Mexhitin
- Rrihet njeriu i afërtë i Bilall Kasamit, nuk dihen arsyet!
- Ku mbeti bashkimi kombëtar ?
- LSDM: Qeveria dështoi të frenojë rritjen e çmimeve/ VMRO: Inflacioni ishte i lartë në kohën e LSDM-së
- New York Times: Shqipëria i jep dritën jeshile projektit të Jared Kushner për ishullin e Sazanit
- Merko padit Qokun për shpifje
- Tragjike, 21 vjeçari gjendet i vdekur brenda konviktit në Gjirokastër
- Aziri: Ende nuk kemi qëndrim të qartë si do të veprojmë lidhur me çështjen e Komisionit për Politikë Sociale
- Ilire Dauti: S’jeni të vetëdijshëm sa e çka mundem të duroj unë, por nënshtrimin te ju e te asnjë tjetër, assesi