Sylvinho në krye të kombëtares, ja si mund të luajë Shqipëria me skemën 4-3-3

Tekniku më i ri i kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho, mendohet se do të fillojë punen e tij gjatë muajit mars, ku gjithashtu në gjatë këtij muaji mund të organizohet edhe një ndeshje miqësore ku braziliani të kuptojë më mirë skuadrën e tij në përpara ndeshjes kualifikuese me Poloninë.

Tekniku brazilian do të gjejë një grup të madh lojtarësh të cilët u formuan më parë nga italiani Edi Reja. Objektivi i caktuar për Sylvinhon është përfshirja në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Tashmë dihet se ish-trajneri i Lyon do të përdorë skemën klasike 4-3-3, ku mund të ketë tre variante interesante për të formuar një formacion kompetitiv.

Varianti i parë është: Berisha, Balliu, Kumbulla, Gjimshiti, Lenjani, Bare, Gjasula, Abrashi, Uzuni, Broja, Bajrami.

Varianti i dytë është: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Mihaj, Veseli, Çekiçi, Asllani, Ramadani, Roshi, Cikalleshi, Seferi.

Varianti i tretë është: Kastrati, Doka, Demarku, Ajeti, A.Bajrami, Çokaj, Laçi, Muçolli, Manaj, Balaj, Muçi. / h.ll/abcnews.al