Arrestohet futbollisti në aeroprtin e Parisit, kishte 100 kg kokainë me vete

Jean-Emanuel Nedra është 29 vjeç dhe luan me Aiglon Lamentin, teksa është edhe pjesë e skuadrës kombëtare të Martinikuas.

Ishulli me rreth 375 mijë banorë në Detin Lindor të Karaibeve, është pjesë integrale e Republikës së Francës.

Mesfushori është arrestuar në Paris sipas raportimeve të Le Parisien. Futbollistit i janë gjetur plot 100 kg kokainë në aeroportin “Charles de Gaulle”.

Nedra ndodhet në paraburgim duke pritur gjykimin, ndërkohë që gruaja e tij, e cila gjithashtu përfundoi në komisariat, u la e lirë por nën ‘mbikëqyrjen gjyqësore’