Tashmë zyrtare: Deschamps në krye të Francës deri në vitin 2026

Ëndrra e Zidane për të drejtuar kombëtaren franceze është shuar.

Tashmë është zyrtare se Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të kombëtares franceze deri në vitin 2026. Federata transalpine ka njoftuar rinovimin e kontratës së teknikut francez deri në vitin 2026.

Deschamps ka fituar Kupën e Botës 2018, ku gjithashtu në Katar 2022 ai shkoi në finale dhe u mposht nga Argjentina pas goditjeve të penalltive.

Federata franceze ka shprehur besim të plotë te Deschamps, duke i dorëzuar kështu çelsat e kombëtares