Lotët e fundit të lumturisë: Si Gianluca Vialli festoi trofeun evropian me Italinë pas pritjes heroike të Donnarumma
Lajm i trishtë pushtoi të gjithë kombin italian dhe futbollin botëror, pasi Gianluca Vialli u nda nga jeta prej kancerit të pankreasit.
Ishte 11 korriku 2021, Donnarumma sapo kishte pritur penalltinë e Saka, e fundit për anglezët. Italia sapo kishte fituar kampionatin e saj të dytë evropian dhe, ndërsa stadiumi Wembley kishte heshtur nga gëzimi i të kaltërve të drejtuar nga Mancini. Momenti prekës ishte kur Gianluca Vialli futet brenda fushës për të festuar, me lotë gëzimi në sytë e tij, dhe personi i parë që përqafon është Mancini, trajneri i kombëtares.
“Në atë përqafim ka dashuri, miqësi mes nesh dhe të gjithë italianëve. Ishte diçka tepër e veçantë”, kishte rrëfyer Vialli.