Gjyqtari Mateu Lahoz nuk caktohet në asnjë ndeshje këtë fundjavë në La Liga

Mateu Lahoz është përjashtuar nga formacioni i arbitrave të La Ligës këtë fundjavë pasi ishte në qendër të polemikave në fushë.

Lahoz drejtoi derbin katalanas mes Barcelonës dhe Espanyol fundjavën e kaluar, duke dhuruar 16 kartonë të verdhë – duke përfshirë trajnerin e Barcelonës, Xavi – dhe dy të kuq.

Kjo ka bërë që atij të mos i ipet e drejta për të referuar në ndeshjet e kësaj fundjave.

Lahoz ishte po ashtu në qendër të vëmendjes edhe në Kampionatin Botëror, kur në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës dhuroi 18 kartonë të verdhë.