Shqipëria bëhet edhe me 3 stadiume të reja

Viti i ri 2023 do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollin në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga kryeministri, Edi Rama, bëhet e ditur se do të nisin ndërtimet e disa stadiumeve në Shqipëri.

Nëpërmjet një konkursi janë përzgjedhur edhe stadiumet e reja se ku do të ndërtohen dhe qytetet më me fat mund të konsiderohen, Durrësi, Vlora dhe Korça.

Përveç 3 qyteteve të mësipërme ndryshimit do i nënshtrohet edhe stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Është ky padiksutim një lajm i mirë për të gjithë tifozët e futbollit dhe skuadrat shqiptare, pasi në mënyrë evidente do të përmirësohet infrastruktura e futbollit në Shqipëri.

“📚3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë⚽️🤩 Dhe “Selman Stërmasin” me Bashkinë e Tironës besoj🤝”, – ka shkruar Edi Rama.

Kujtojmë Shqipërisë i janë shtuar disa stadiume të reja vitet e fundit, përfshirë këtu super impiantin “Air Albania” në Tiranë, por gjithashtu duke mos harruar këtu edhe dy stadiumet e inaguruara nga klubet si Kukësi dhe Partizani.

Gjithashtu vlen të theksohet se në Shqipëri, jo vetëm ekipet e Superiores, por edhe ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë janë pajisur me fusha dhe stadiume të reja, gjë kjo që nuk po ndodh edhe në vendin tonë, pasi një pjesë e stadiumeve, madje edhe atyre skuadrave që garojnë në Ligën e Parë, janë me kushte shumë të vështira, sidomos për pjesën gazetareske, por edhe atë të tifozëve.