Vuçiq pret shtetin e 10 që ta çnjoh Kosovën, thotë se nëntë tashmë e kanë bërë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se po pret të ndodh edhe tërheqja e njohjes së dhjetë për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se nëntë shtete tashmë kanë tërhequr njohjet për Kosovën.

“Kemi nëntë shtete që kanë tërhequr njohjen: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”, ka thënë Vuçiq në konferencën vjetore.
Pretendimet e Vuçiq mbesin të pambështetura si dhe është e paqartë nëse tërheqja e njohjes ekziston si akt në praktikat e marrëdhënieve mes shteteve dhe në të drejtën ndërkombëtare.