Sofia Vergara ka treguar trupin në rroba banje: Kush do ta besonte që ajo është 50 vjeçe?

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara është 50 vjeçe, por duke gjykuar nga pamja e saj, nuk do ta thoshit kurrë

Dikur aktorja më e paguar e televizionit, Sofia Vergara, ka shfaqur një figurë të lakmueshme në foton e fundit, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ylli i serisë “Familja moderne” ka publikuar fotografinë e veshur me rroba banje, ndërsa dukja e saj i ka ngazëllyer të gjithë ndjekësit e saj, meqenëse Vergara i ka mbushur 50 vjet, ndërkaq arrin të duket si një vajzë e re.
Aktualisht aktorja ndodhet në Karaibe me bashkëshortin e saj, Joe Manganiello, i cili së shpejti do të mbushë 46 vjeç.

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara është 50 vjeçe, por duke gjykuar nga pamja e saj, nuk do të thoshit kurrë se ajo është në prag të dekadës së saj të gjashtë.

Në të njëzetat ajo solli në jetë djalin e saj Manolo dhe që nga ajo kohë ka punuar shumë për trupin e saj që të duket kaq e mrekullueshme.

Vergara thotë se i pëlqen të ushqehet shëndetshëm, por nuk ka dashur asnjëherë të fiksohet pas kësaj, ndaj ka lejuar që ta trajtojë veten me disa ushqime më pak të shëndetshme.

Përveç dietës së shëndetshme, ajo është adhuruese e aktivitetit fizik, praktikon joga, nget biçikletën, por është e rregullt edhe në palestër, ku bën ushtrime të ndryshme për të mbajtur muskujt e tonifikuar.