Pele: Lojtari që bashkoi një komb

Perktheu: Hergi Llupi

Jashtë spitalit “Alebert Einstein” në Sao Paolo, fansat filluan të mblidheshin kur dëgjuan lajmin e ndarjes nga jeta të Pele. Disa ishin veshur me fanellën me numrin 10 që Pele kishte veshur kur luante për Santos. Jashtë ishte vendosur një pankartë ku shkruhej “Mbreti i përjetshëm Pele”.

Ky është një moment që brazilianët e prisnin prej disa kohësh, por edhe e kishin frikë. Javët e fundit, vajza e Peles, Kely Nascimento, kishte hyrë në Instagram për t’i mbajtur fansat e tij të përditësuar rreth gjendjes së tij.

Spitali lëshoi nëj deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij nga dështimi i shumëfishtë i organëve të lidhura me kancerin e zorrës së trashë. Spitali ndaju vuajtjen e ndjerë nga familja dhe të gjithë për humbjen e tij, mbretit të futbollit.

Kjo është një shenjë se sa i rëndësishëm ishte ai për brazilianët, ndërsa Pele ishte sigurisht një legjendë e futbollit në mbarë botën, por për njerëzit e Brazilit, ai ishte shumë më tepër. Presidenti i zgjedhur, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili do të bëjë betimin të dielën, tha se kishte pasur privilegjin të shihte Pelen duke luajtur, megjithëse ai shtoi se nuk ishte thjesht një lojë, por një spektakël.

Për çdo brazilian, Pele do të thoshte diçka. Gjeneratat e vjetra e kujtuan atë si lojtar, lojtarët e rinj e kanë përfolur për aftësitë e tij sportive, por ai ishte diçka më tepër, ai bashkoi njerëzit në këtë komb futbollistik.

Ky është një vend që e përcakton veten nga futbolli. Gjatë Kupës së Botës, brazilianëve u jepet leje për të parë kombëtaren e tyre. Pele po i brohoriste nga shtrati i tij në spital, duke i uruar fitoren. Dhe kështu vdekja e tij vjen pas turneut prestigjoz, gjë që ai e fitoi tre herë. Këto javët e fundit, brazilianët kanë pasur kohë të reflektojnë për jetën e tij, duke e ditur se gjendja e tij po përkeqësohej. Edhe njerëzit pa interes për futbollin i referohen atij si “Mbret”.

Ai ishte një futbollist që qëndroi në kombin e tij, duke luajtur për Santos për shumë vite në vend që të luante për klube jashtë vendit të tij. Në fakt, presidenti Janio Quadros në vitin 1961 madje e shpalli atë një thesar kombëtar, gjë që do të thoshte se për vite nuk mund të eksportohej për të luajtur për klube jashtë vendit, i tillë ishte statusi i tij hero dhe rëndësia për krenarinë kombëtare.

Në një vend ku racizmi dhe klasizmi janë ende kaq dominues, Pele, një futbollist me ngjyrë me prejardhje të varfër, ishte një histori e pabesueshme suksesi. Ai fliste rrallë për racizmin, një qëndrim për të cilin ndonjëherë kritikohej. Por ai gjithmonë mbrojti fuqinë e futbollit për të bashkuar kombin, për t’u dhënë mundësi edhe brazilianëve të varfër.

Pele njihej gjithashtu se mbante kokën ulur kur ishte fjala për politikën. Përsëri, shumë menduan se ishte një pozicion i dobët duke pasur parasysh ndikimin e tij të madh, dhe sigurisht politikën e trazuar që ai jetoi, duke përfshirë një diktaturë. Por në një vend që është bërë sërish gjithnjë e më i përçarë kur bëhet fjalë për politikën, kjo heshtje e lejoi gjithashtu të kapërcejë politikën, të dashurohet dhe të respektohet universalisht si mbret i të gjithë brazilianëve, si brenda dhe jashtë fushës.

Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave tani është larguar, por kujtimi i tij në Brazil do të mbetet përgjithmonë.