Spikerja pioniere televizive amerikane, Barbara Walters, ka vdekur në moshën 93-vjeçare pas një karriere që zgjati gjysmë shekulli.
Ajo ishte bërë spikerja e parë femër e lajmeve në rrjetin amerikan kur iu bashkua ABC News në 1976.
E lindur në Boston në fillimin e Depresionit të Madh në 1929, ajo fitoi 12 çmime Emmy, transmeton Klankosova.tv.
Ajo kishte arritur ta intervistonte çdo president tw SHBA-sw, nga Richard Nixon deri te Donald Trump, gjithashtu edhe njw mori yjesh tw muzikws
“Barbara Walters ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit”, tha publicistja Cindi Berger në një deklaratë të premten mbrëma.
“Ajo e jetoi jetën e saj pa asnjë keqardhje. Ajo ishte një pioniere jo vetëm për gazetaret femra, por për të gjitha gratë”.