“Do të ishte zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”, moderatoja e njohur ndan foto me bashkëshortin

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu gjithmonë ka treguar se nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur se pse nuk flet kurrë për bashkëshortin. Xhemi ka ndarë një foto me të, ku partneri i saj është me kurriz nga kamera, teksa shkruan se ai ka zgjedhur të jetë larg mediave.

Moderatorja është shprehur se edhe 100 jetë po të kishte, ai do ishte zgjedhja e saj gjithmonë.
“Nuk ka rrjete sociale prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi, është njeri, baba dbe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë!”, shkruan Xhemi.